` . Bora shkakton aksidente dhe kolona të gjata në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod (VIDEO) – TV-SHENJA

Bora shkakton aksidente dhe kolona të gjata në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod (VIDEO)

Rreshjet e borës sidomos në vendet më të larta kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Udhëtimet zgjatin me orë të tëra. Shikues të TV SHENJA njoftojnë se kanë ngelur të bllokuar në kolona të gjata në rrugë, ndërsa ajo që më së shumti e vështirëson komunikacionin janë automjetet e rënda të cilat kanë ndaluar për shkak të kushteve të vështira në rrugë.

Në adresë të TV SHENJA një shikues ka dërguar disa video inçizime të gjendjes momentale në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod, ku përveç vështitësisë në lëvizje, duket edhe një makinë e cila është aksidentuar për shkak të rrugëve të rrëshqitshme. /SHENJA/