` . Boks, lëndohet Simenunoviq, Cullhaj përballet me Kondiq – TV-SHENJA

Boks, lëndohet Simenunoviq, Cullhaj përballet me Kondiq

Meçi në mes Kampionit të Evropës në WBU Armand Cullhaj dhe Sllavisha Simenunoviq nuk do të zhvillohet, pasi boshnjaku është lënduar në duelin e fundit që e kishte në Gjermani.

Në këtë mënyrë menaxheri Avdyl Salihu i ka rezervuar Cullhajt një emër të madh në boksin profesionist, siç është serbi Sinisha Kondiq i cili në karrierën e tij si boksier profesionist numëron 10 fitore dhe 9 humbje.

Gjithashtu ia vlen të përmendet që boksieri serb të gjitha fitoret i ka realizuar me nok aut, por edhe 90 /% të humbjeve i ka pësuar me nokaut.

Gjithsesi boksieri shqiptar ka deklaruar se nuk i interesojnë statistikat dhe se paralajmëron fitore në këtë dyluftim. Dueli në mes Armand Cullhaj dhe Sinisha Kondiq do të zhvillohet me 22 dhjetor në Tiranë.

Samir Sinani /SHENJA/