` . Boks, Çurlinovski me 4 shqiptarë në ”Gongun e Artë” - TV-SHENJA

Boks, Çurlinovski me 4 shqiptarë në ”Gongun e Artë”

Seleksionuesi i përfaqësueses së boksit të Maqedonisë Petre Çurlinovski ka bërë publike emrat e boksierëve në të cilët do të llogarisë në turneun ndërkombëtarë ”Gongu i Artë” i cili këtë fundjavë do të zhvillohet në Shkup.

Në listën e Çurlinovskit janë përfshirë 6-të boksierë, 4 prej të cilëve shqiptarët Lulzim Ismaili, Alim Nasufi, Artan Aliu dhe Jasin Lama, si dhe Almir Nurishov e Denis Muaremovski.

Ndryshe organizatorët vazhdojnë përgatitjet përfundimtare për edicionin e rradhës të turneut “Gongu i Artë” në të cilin deri tani pjesmarrjen e kanë konfirmuar boksierë nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania.

Turneu nis të premten kur në palestrën ”Boris Trajkovski” do të zhvillohen duelet e gjysmëfinales, ndërsa të shtunën nga ora 11-të në program do të jenë sfidat finale. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme