` . BMW do tërheqë 360.000 vetura nga tregu, kanë probleme me airbeg - TV-SHENJA

BMW do tërheqë 360.000 vetura nga tregu, kanë probleme me airbeg

BMW pritet të tërheqë 360 000 automjete nga tregu kinez si pjesë e fushatës botërore për zëvendësimin e airbegëve të prodhuesit japonez ‘’Takata’’.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën që nga 2013 në aksidente rrugore që lidhen ngushtë me airbegët e prodhuar nga ‘’Takata’’ në të gjithë botën, duke çuar në tërheqjen e të paktën 100 milionë automjete të të gjitha markave.
Administrata rregullatore e tregut kinez njoftoi të martën në mbrëmje se tërheqja do përfshinte 273 000 automjete të prodhuara nga kompania e prodhimit të automobilëve në Kinë, me partnerin e saj lokal ‘’Brilliance’’ dhe 87 000 automjete të importit.

Tërheqja përfshin mbi 20 modele të ndryshme të prodhuara përgjatë periudhës 2000-2018.

Sipas institucionit shtetëror, airbegët paraqesin rrezikun e plasjes dhe shpërndarjes në copëza në drejtim të pasagjerëve në momentin e aktivizimit pas një frenimi të madh të makinës.