` . BMW M1 që i përket një koleksioni të rrallë, ka qëndruar për 30 vite në pluhur (Foto) – TV SHENJA

BMW M1 që i përket një koleksioni të rrallë, ka qëndruar për 30 vite në pluhur (Foto)

Në një garazh në Itali, është zbuluar makina nga koleksioni prej vetëm 453 njësive.

Kjo veturë e lansuar në periudhën 1978-1981, i përket linjës M1 të kompanisë gjermane, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në vend se të vozitej nëpër rrugë, kjo BMW ka mbledhur pluhur për 30 vite, duke qëndruar mbyllur në garazh.

Madje, në automobilin shumë të dëshiruar nga entuziastët, shënojnë vetëm 7,391 kilometra të vozitura.

Madje, pos të gjitha pjesëve origjinale, i ka edhe gomat e rrotave të prodhuara më 1980 të cilat janë shumë të rralla.

Automobili me 3.5-litra që arrin 273 kuajfuqi, është në gjendje të mirë dhe mund të vozitet me shumë pak intervenime.

Ky ekzemplar, pritet të del në shitje me çmimin fillestar prej 600 mijë dollarëve.


Postime të Ngjajshme