` . Biznesmenët nga Izmiri të interesuar për investime (VIDEO) - TV-SHENJA

Biznesmenët nga Izmiri të interesuar për investime (VIDEO)

Biznesmenë nga Turqia janë të interesuar për investime të reja në Maqedoni. Ndërsa kjo është shprehur sot në takimin e Odës Ekonomike Maqedonaso-Turke dhe Odës Tregtare të Izmirit, ku përfaqësues të rreth 20 kompanive nga Izmiri nga fusha e Teknologjisë Informative dhe e shëndetësisë, kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim. Ndërkohë, përveç potencialeve për investim, janë analizuar edhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte evropiane. Nënkryetarja e Odës Ekonomike maqedonaso-turke, Marija Tomevska, tha se Oda Ekonomike e Izmirit, me të cilën kanë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimit, tha se prej tani do të jetë partneri strategjik shumë i rëndësishëm i tyre.

“Vlerësoj se kjo marrëveshje për bashkëpunim në mënyrë plotësuese do të rris bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar mes Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë. Në të  kaluarën Maqedonia dhe Turqia kanë krijuar lidhje të rëndësishme strategjike. Këmbimi ekonomik është në nivel të lartë, mbi 450 milionë euro. Por, vlerësoj se me lidhjet plotësuese që do t’i krijojmë me Odën Ekonomike të Izmirit dhe odat tjera nga Turqia do ta rrisim këmbimin tregtar mes Maqedonisë dhe Turqisë dhe do të kontribuojnë n ë rritjen e numrit të investimeve të huaja nga ana e Turqisë”, ka thënë Marija Tomevska, nënkryetare e Odës ekonomik maqedonaso-turke.

Ndërkohë, nga Oda Tregtare të Izmirit presin bashkëpunim të ri mes kompanive dhe rritje të këmbimit tregtar dhe zhvillimit ekonomik.

“Shpresoj se do të kemi mundësi të vendosim bashkëpunim dhe kontakte për kompanitë nga sektori i IT dhe shërbimeve shëndetësore dhe se përmes rezultateve të mira të arritura do të kontribuojmë për bashkëpunim mes dy vendeve, ndërsa në Turqi do të kthehemi me rezultate të suksesshme”, ka deklaruar Emre Ilalan, anëtar i bordit drejtues të Odës Tregtare të Izmirit

Nga ana tjetër nga Asociacioni i organizatave private shëndetësore, kanë shprehur optimizëm se kjo është vetëm një hyrje për bashkëpunimin e mëtejmë të suksesshëm, pasi kanë vlerësuar se ekzistojnë shumë mundësi të cilat mund të shfrytëzohen për interes të dy anshëm.

Teuta Buçi /SHENJA/

Biznesmenët nga Izmiri të interesuar për investime by tvshenjaofficial

 

 

Postime të Ngjajshme