` . Bitcoin shënon rënien më të madhe brenda një muaji - TV-SHENJA

Bitcoin shënon rënien më të madhe brenda një muaji

Bitcoin vijoi me humbje ditën pasi kaloi ditën më të vështirë të muajit.

Tregtarët thonë se faktorët që kanë ndikuar në rënien e Bitcoinit janë nga problemet teknike tek pengesat në tregjet tradicionale të cilat ende nuk janë gati të adoptojnë kriptovalutat.

Kritpovaluta më e madhe sipas kapitalit të tregut, dje ka ra me 7.7 për qind, por që brenda 24 orëve është rikuperuar me 1.5 për qind.

Është hera e parë që kriptovaluta bie nën 10 mijë dollarë që prej 1 gushtit dhe rënia më e madhe që prej 16 korrikut.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 9,900 dollarë.

Shumë entuziastë e shohin Bitcoinin si parajsën e sigurisë, por lojtarët e tregut thanë se fitimet reflektonin rritjen e mundshme në të ardhmen.