` . Bitcoin rikthehet në titujt kryesorë, kalon $9,000   - TV-SHENJA

Bitcoin rikthehet në titujt kryesorë, kalon $9,000  

Bitcoin kaloi nivelin prej 9,000 dollarë në nisje të javës, duke marrë nxitje nga raportimet se Facebook pritet të prezantojë së shpejti kriptovalutën e vetë. Monedha më popullore dixhitale preku 9,381 dollarë, sipas indeksit të CoinDesk. Hera e fundit që Bitcoin ka kaluar 9,000 dollarë ishte në maj 2018. Që prej nisjes së këtij viti, monedha është rritur me 140%.

 Niveli më i lartë vjetor vjen prej lajmërimeve të Facebook se pritet të nxjerrë në treg monedhën e vetë. Shumë portale mediatike kanë publikuar detajet, duke bërë të ditur se Facebook mund të paguajë punonjësit me kriptovalutën e re. Bitcoin ka bërë një kthesë në vitin 2019, pas një performance të mjerë në 2018-ën, ku ra me 70%.

Ekspertët thonë se përfshirja e kompanive të mëdha si Facebook dhe AT&T në hapësirën e kriptovalutave, po ndihmon me humorin e investitorëve, pasi i jep pak legjitimitet industrisë që është pllakosur prej kohësh nga aktiviteti i jashtëligjshëm, spekulimet dhe mbikqyrjet rregullatore. AT&T bëri të ditur muajin e kaluar se do të nisë të pranojë pagesa në kriptovaluat, nëpërmjet një partneriteti me BitPay.