` . Betohet presidenti i ri i Kazakistanit - TV-SHENJA

Betohet presidenti i ri i Kazakistanit

Kassym-Jomart Tokayev sot është betuar si presidenti i ri i Kazakistanit, raporton AA.

Në ceremoninë e betimit në Pallatin e Pavarësisë morën pjesë zyrtarë të lartë nga Kazakistani, përfshirë ish-presidentin Nursultan Nazarbayev, ligjvënësit dhe ambasadorët në Kazakistan.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Tokayev u zotua se do t’u shërbejë njerëzve në mënyrë “të drejtë”, do t’u përmbahet ligjeve dhe do të garantojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Tokajev, 66 vjeç, u zgjodh president i Kazakistanit në zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor, duke marrë 70,96 për qind të votave.

Ai mori detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit një ditë pas dorëheqjes së Nursultan Nazarbayev në mars dhe njoftoi se vendi i pasur me naftë do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 9 qershor.