` . Besir Alili nuk ndalet, i artë dhe më i miri në Moldavi - TV-SHENJA

Besir Alili nuk ndalet, i artë dhe më i miri në Moldavi

Kampioni i Europës në mundje për kadet, Besir Alili ka fituar medaljen e artë në turneun “Aleksa Der Zioro” të Moldavisë, pasi në finalen deri në kategorinë 55 kg mposhti mundësin nga Moldavia Konstantin Çirilov. Rrugëtimi i Alilit deri në finale nuk ishte i lehtë pasi eliminoi kundërshtarë shumë cilësorë, transmeton Shenja. Falë paraqitjeve pozitive, Alili u nderua nga ana organizatorëve të turneut me çmimin e mundësitë më të mirë.

Samir Sinani /SHENJA/