` . Besimtarët muslimanë në Shqipëri falën Kurban Bajramin - TV-SHENJA

Besimtarët muslimanë në Shqipëri falën Kurban Bajramin

Edhe besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur së bashku nëpër xhamitë e vendit, raporton AA.
Manifestimi qendror për Kurban Bajramin është mbajtur në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve dhe personaliteteve të ndryshme.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku besimtarët janë bërë pjesë e ritualeve fetare në xhamitë e vendit.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit në Tiranë u mbajt programi me lexim Kur’ani, ligjërata dhe fjalët përshëndese.