` . Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme - TV-SHENJA

Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme

Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi  Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest  përmes të cilit  u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns.

“Fluturimi i sotëm është një shprehje e  mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes së cilit  u dëshirojmë  mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s. Me të dejtë dhe saktë  është se  javëve të fundit  fokusi ynë më i madh  ishte në luftën e përbashkët kundër Kovid-19, por nuk duhet të lejojmë atë t’i turbullojë arritjet historike të vendit – inkuadrimin në NATO dhe dritën e gjelbërt për fillim të negociatave inkuadruese  me BE-në. Këto ishin aspiratat e dy vendeve tona më shumë se dy dekada. Dhe përveç asaj që kohëve të fundit vëmendja jonë ishte  në luftën me pandeminë, megjithatë,  me këtë sfidë  u përballëm së bashku  si aleatë. Gjithashtu SHBA-ja me të vërtetë tregon me këtë mënyrë  se është këtu dhe e mbështet NATO-n, dhe aleatin tonë të ri. Ky fluturim të cilin sot e ndoqëm  është simbol  i fazës së thellimit të partneritetit tonë”, tha Bërns e cila fluturimin e aviacionit  ushtarak amerikan e ka ndjekur me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar  nga katër aeroplanë të aviacionit ushtarak grek sot fluturuan mbi territorin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të anëtarësimit tonë në NATO.

Aeroplanët amerikan fluturuan dje nga shteti federal Dakota e Jugut dhe kishin fluturim të pandërprerë 30 orësh  me mbushje të karburantit në ajër. Aeroplanët mbi shtetin tonë fluturuan në lartësi prej 1.500 metra dhe fluturiumi i tyre u ndoq me zë të fuqishëm.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO filloi me mbështetje të gjërë nga ana e  vendeve aleate,  e cila u tregua edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin për patrullim ajror e cila është ekskluzive  vetëm për anëtaret e Aleancës  dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit të shteteve të NATO-s.