` . Berisha: Veriu pa ushqime, ministrat dalin për gjueti derrash në male – TV SHENJA

Berisha: Veriu pa ushqime, ministrat dalin për gjueti derrash në male

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se teksa vendi ndodhet nën ngricë dhe në zonat veriore ka vështirësi të mëdha për furnizim me ushqim, tre ministra të kabinetit qeveritar kanë dalë për gjah.

Berisha përmend ministri Ahmetaj, Gjiknurin dhe Beqajn, duke treguar edhe pyjet se ku po gjuajnë ata.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Berishës:

Qytetaret ne ngrice dhe acar, qeveritaret ne gjah per derra te eger dhe shpeze!

Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.

Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.

Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!

Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!!

Postime të Ngjajshme