` . Berisha: Ekstremistët grek përdhosën tokën shqiptare, faji i dy qeverive – TV-SHENJA

Berisha: Ekstremistët grek përdhosën tokën shqiptare, faji i dy qeverive

Ish kryeministri Berisha postoi në faqen e tij facebook një reagim në lidhje me tensionet e krijuara në Bularat gjatë ceremonisë mortore te Kacifas, të cilën ai e quajti një ekstremist.
Sipas Berishës, këto akte primitive me qellime raciste dhe antishqiptare u nxiten edhe nga qëndrimet e papërgjegjshme të Tiranës dhe Athinës zyrtare.
Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!
Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.
Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb