` . Bekteshi: Jam i bindur se do t’i japim fund keqpërdorimit të “Naftës së kuqe” - TV-SHENJA

Bekteshi: Jam i bindur se do t’i japim fund keqpërdorimit të “Naftës së kuqe”

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i bindur se do të jepet fund keqpërdorimit të vajit ekstra të lehtë për amvisëri e njohur si “nafta e kuqe”.
Për herë të parë pas dy dekadave në vendin tonë ka laborator shtetëror mobil për kontrolle e cila tani më funksionon.
“Jam i bindur se do ta ndalojmë keqpërdorimin e vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Se po bëjmë përpjekje të mëdha në këtë drejtim tregon fakti se për herë të parë pas 20 viteve në vend ka laborator mobil për kontrolle e cila po shfrytëzohet nga Byroja për metrologji në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Sa i përket akcizave ajo është në kompetencë të Ministrisë së Financave”, ka thënë Bekteshi.