` . Bekteshi: Fillon cikël i ri investimesh në burime të rinovueshme të energjisë - TV-SHENJA

Bekteshi: Fillon cikël i ri investimesh në burime të rinovueshme të energjisë

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi për realizimin e suksesshëm të thirrjes publike për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private, që do të nënkuptojë fillimin e një cikli të ri investimesh në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut.

Siç informoi Bekteshi, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është cilësia e jetës së qytetarëve, dhe kjo përparësi zbatohet në sektorin energjetik përmes politikave që mundësojnë promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe promovimin e efikasitetit energjetikës.

Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente për politikat në fushën e energjetikës, mbështet aktivitetet për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe inkurajimin apo nxitjen e efikasitetit energjetik, me qëllim realizimin e qëllimeve të përcaktuara për pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë të përcaktuara në dokumentet strategjike të cilat synojnë arritjen e objektivit kombëtar të kursimit të energjisë. Me Ligjin e ri të Energjetikës si dhe numrin e madh të investimeve në burime të rinovueshme të energjisë dhe gazifikimit, Qeveria ka stabilizuar rritjen marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike. Krahasuar me kohën e Qeverisë së mëparshme, kur çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100%, sot, qytetarët paguajnë një nga çmimet më të ulëta mesatare për kilovat / orë në rajon dhe Evropë, potencoi ministri Bekteshi.

Ministri përkujtoi që Strategjia për Energjetikë siguron rregullore dhe politika për shfrytëzimin maksimal të burimeve të rinovueshme të energjisë, që është një nga qëllimet kryesore të politikës energjetike të Qeverisë.

Bekteshi potencoi se edhe në këtë moment gjatë pandemisë globale që shkaktoi krizë ekonomike në mbarë botën, Ministria e Ekonomisë nuk ndaloi me realizimin e projekteve të saj që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët dhe jetë më cilësore për ta, që vërtetohet sot me finalizimin e thirrjes publike dhe nënshkrimit të kontratave me investitorë të ri për burime të rinovueshme të energjisë.

Ministria e Ekonomisë shpalli 2 tenderë ndërkombëtarë për dhënien e premive të energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike, ku i pari është realizuar me sukses.

“Në fillim të gushtit të vitit të kaluar, u shpall një thirrje publike për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuara nga termocentralet fotovoltaike në tokë private.Procedura e tenderimit për ndarjen e premive është zhvilluar si procedurë e hapur, dhe mjaft transparente, me 44 oferta të paraqitura, dhe pas vlerësimit të plotë, dhe pas afateve për ankesa, është përcaktuar që nga 27 MWtë ofruar, janë nënshkruar marrëveshje për të drejtën e përdorimit të premive për gjithsej 21 MW, në bazë të ofertave të paraqitura për 29 lokacione në të gjithë vendin me një total prej 23 investitorësh në 16 komuna.Thirrja publike ishte e ndarë në katër pjesë në varësi të sipërfaqes së tokës, ku:Në pjesën e parë prej 0 – 200 kW, ku kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i të gjithë termocentraleve në këtë pjesë, për të cilat janë dorëzuar ofertat nuk mund të jetë më i lartë se 2 MW – janë nënshkruar 7 kontrata për kapacitet të instaluar prej 800 kW.Për pjesën e dytë prej 201 – 500 kW, ku kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i të gjithë termocentraleve në këtë pjesë për të cilat janë dorëzuar ofertat nuk mund të jetë më i lartë se 5 MW – janë nënshkruar 6 kontrata për kapacitet të instaluar prej 2.4 MW.Për pjesën e tretë prej 501 – 1000 kW, ku kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i të gjitha termocentraleve në këtë pjesë për të cilat janë dorëzuar ofertat nuk mund të jetë më i lartë se 10 MW – janë nënshkruar 12 kontrata për kapacitet të instaluar prej 10.2 MWDhe për pjesën e katërt prej 1001 – 3000 kW, ku kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i të gjithë termocentraleve në këtë pjesë për të cilat janë dorëzuar ofertat nuk mund të jetë më i lartë se 10 MW – janë nënshkruar 4 kontrata për kapacitetin e instaluar prej 8.16 MW.Investitorët do të kenë kohë 3 vjet për të përfunduar ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike, dhe pas lëshimit në funksion të këtyre qendrave, do të nënshkruhet marrëveshje për shfrytëzimin e premisë 15-vjeçare”, informoi Bekteshi.

Ministri shtoi se në nivel vjetor do të kushtojnë rreth 420 mijë euro për të gjitha kontratat, si në tokë shtetërore ashtu edhe për në tokë private, në varësi të prodhimit të energjisë elektrike, në tenderin për tokë shtetërore për shkak të interesit të madh, në vend që shteti të paguante premitë, morëm afërsisht tre milion euro nga kompanitë që nënshkruan marrëveshjet. Kjo do të thotë që me paratë nga toka shtetërore do të mbulohen shpenzimet për 7 vitet e ardhshme për premitë e tokës private dhe të tokës shtetërore.

“Gjithashtu dëshiroj t’ju informoj se me këtë procedurë të kryer për fotovoltaikët në tokë private dhe atë të mëparshme për ndërtimin e termocentraleve 35 megavat me fuqi fotovoltaike në tokat shtetërore në Sveti Nikolë dhe Makedonski Brod, të cilat ne i kemi zbatuar me sukses në vend, do të ndërtohen gjithsej 56 megavat energji elektrike nga burime të rinovueshme nga këto dy tenderë.Për më tepër, në nëntor të vitit të kaluar AD ESM nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik 10 megavat në TEC Osllomej me kompaninë “Girishim Elektrik”, dhe në shkurt të këtij viti u shpall thirrje publike për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik prej 100 megavat në vendin e ish minierës së qymyrit TC Oslomej, e cila do të furnizojë energji elektrike për 20,000 familje”, deklaroi ministri.

Sipas tij me të gjitha këto investime, si dhe termocentralin e planifikuar fotovoltaik në REK Manastir, i cili është parashikuar me 20 MV, do të arrijmë kapacitetin e instaluar prej 200 MV, të cilën e premtuam në fillim.

Sa për krahasim, për të gjitha 11 vitet e kaluara, janë ndërtuar vetëm 16 megavatë me mbështetje financiare prej disa milion eurosh në vit, të cilat paguhen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.