` . Bekteshi: Ekonomia në rrugë të drejtë, nënshkruhen 171 kontrata me vlerë 230 milionë euro - TV-SHENJA

Bekteshi: Ekonomia në rrugë të drejtë, nënshkruhen 171 kontrata me vlerë 230 milionë euro

Sivjet si asnjëherë më parë janë ndarë mjete për mbështetje të ekonomisë, gjithsej 55 milionë euro ose 37 për qind më shumë se vjet, kur janë projektuar 40.7 milionë, ndërsa rezultatet janë konkrete dhe të dukshme. Shifrat tregojnë 3.6 për qind rritje të BPV-së në gjysmën e parë të vitit 2019, 5.5 për qind rritje të prodhimit industrial, 14 për qind të eksportit dhe 17.5 për qind rritje të punësimeve.

Ministri i Ekonomisë Bekteshi thotë se këtë vit janë nënshkruar 171 kontrata për mbështetje financiare me kompani vendore dhe të huaja në vlerë prej 230 milionë euro.

“Plani për rritje ekonomike po shënon rezultate të vërteta. Japim mbështetje të fuqishme për ekonomi reale. Kemi nënshkruar 171 kontrata për mbështetje financiare me kompani vendore dhe të huaja të cilat planifikojnë investime në vlerë prej 230 milionë euro. Sipas biznis planeve të kompanive me këto investime është planifikuar hapja e gjithsej 4,577 vendeve të reja të punës, nga të cilat në vitin 2018 veçmë janë punësuar 2,117 persona. I inkurajoj të gjitha kompanitë që të investojnë edhe më tej, ti shfrytëzojnë mjetet që ne si Qeveri i ofrojmë si mbështetje për bizneset. Kjo në fund do të kontribuoj për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme, por edhe për përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët” ka shkruar Bekteshi.