` . Bekteshi: BDI ka realizuar gjithë premtimet e saj - TV-SHENJA

Bekteshi: BDI ka realizuar gjithë premtimet e saj

BDI si parti e hapur është e gatshme që çdoherë të bisedoj që të gjendet zgjidhje e cila do të jetë më e mirë për qytetarët dhe për shtetin.
Këtë e ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke u përgjigjur pyetjes nëse ka kuptim të mbahet takimi i liderëve pa prezencën e liderit të opozitës.
Në lidhje me shkarkimet e djeshme në eshalonin e tretë, Bekteshi potencoi se BDI pothuajse ka plotësuar të gjitha premtimet e dhëna në zgjedhjet në vitin 2016.
“Jemi të lumtur që marrëveshjet e nënshkruara me Greqinë dhe Bullgarinë të cilat e hapin rrugën për integrim të vendit tonë dhe momentalisht jemi të fokusuar në zhvillimin e ekonomik me qëllim të krijojmë standard jetësorë më të mirë për qytetarët dhe të hapim vende të reja të punës. Kemi për analiza të brendshme për të gjitha agjencitë, drejtorit dhe ministrit dhe kjo nuk do të thotë se BDI nuk do tu ofrojë vende të reja atyre që u shkarkuar dje. Ata, që nuk do të jenë pjesë e pushtetit kontributin e vet do ta japin brenda partisë duke e ditur se për momentin po punojmë për kongresin e ri partiak me qëllim ta përmirësojmë funksionimin e partisë”, ka thënë Bekteshi gjatë hapjes së fabrikës së re nga Turqia “Balkanlar plastik”.