` . Bejli përcjellë porosi për Maqedoninë në ditën e NATO-s - TV-SHENJA

Bejli përcjellë porosi për Maqedoninë në ditën e NATO-s

Zgjedhje kredibile, puna e Prokurorisë Speciale Publike dhe reformat në media, janë tre fusha nëtë cilat Maqedonia duhet të veprojë, me qëllim që vendi të shkojë përpara. Kështu deklaroi ambasadori Amerikan në Shkup, Jess Baily. Sipas tij, është mirë që Maqedonia dhe Greqia të rrisin kontaktet në lidhje me çështjen e emrit, ndërkaq për krizën e migrantëve e potencoi nevojën për më tepër bashkëpunim.

 “Zgjedhje kredibile, puna e Prokurorisë Speciale Publike, reformat në media dhe fusha të tjera, të gjitha këto së bashku përcjellin u porosi strategjike aleatëve tuaj të ardhshëm të NATO-s për përkushtimin ndaj vlerave të Aleancës. Megjithatë, gjysmë masat e përcjellin porosinë e kundërt dhe mund ta dëmtojnë mbështetjen. Kështu që, këto tre fusha, marrëdhëniet me Greqinë, aftësia  e mbrojtjes dhe demokracia si dhe sundimi i ligjit, ofrojnë mundësi dhe njihen sfidat rreth nesh. Porosia ime është shumë e thjeshtë, shfrytëzojini këto mundësi.”, ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Jess Baily.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, tha se anëtarësimi në NATO, do të ndikojë në zhvillim dhe stabilitet ekonomik, si dhe për siguri dhe stabilitet. Ai shpreson se në Samitin e Ardhshëm në Varshavë, Greqia do ta rrespektojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë.

 “Që nga samiti i Bukureshtit është theksuar se Republika e Maqedonisë i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO, por nuk e morëm ftesën, ndërkaq arsyet janë të njohura. Gjykata ndërkombëtare  e drejtësisë ka sjellë vendim me të cilën tregon se Greqia i ka thyer të drejtën, duke e bllokuar Maqedoninë, dhe propozon që e njëjta mos të përsëritet. Shpresoj se në samitin e Varshavës, fqinji ynë jugor do ta respektojë vendimin dhe propozimin e organit të lartë gjyqësor të organizatës botërore, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. “, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Ndërkaq, Kryetari I Këshillit EuroAtlantik, Ismet Ramadani tha se  Maqedonia duhet të del nga kjo krizë , me qëllim të marrjes së ndonjë përgjigje positive që do të rriste shansat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

 “Duam definitivisht të përcjellim porosi se nuk e ndalim rrugëtimin drejt integrimeve euroatlantike, dhe këtë porosi, posaçërisht e kemi deri tek partitë politike, deri te kreu i shtetit se kthim prapa ose alternativë tjetër nuk ka Maqedonia, përveç anëtarësimit në NATO, respektivisht integrimeve euroatlantike. ”, ka thënë Ismet Ramadani.
Këto komente, u bënë gjatë shënimit të ditës së NATO-s, njëkohësish muaji prill është shpallur si muaji i NATO-s, pasi gjatë këtij muaji do të mbahen edhe dy konferenca tjera të rëndësishme, më 14 prill një konferencë ndërkombëtare shkencore, si dhe me 26 prill simulim të një samiti të NATO-s me studentët.

Ajnur Bafqari /SHENJA/


Bejli përcjellë porosi për Maqedoninë në ditën… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme