` . Bejli: Amerika për 25 vjet ka mbështetur aspiratat e Maqedonisë për NATO – TV-SHENJA

Bejli: Amerika për 25 vjet ka mbështetur aspiratat e Maqedonisë për NATO

Ambasadori amerikan,  Xhes Bejli e ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë në NATO. Ai duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse më Samitin e BE-së do të hapet rruga e Maqedonisë për në Aleancë, tha se SHBA-të e kanë mbështetur aspiratat e Maqedonisë për futje në NATO, për 25 vjet me radhë.

“Ne i kemi mbështetur aspiratat e Maqedonisë për futje në NATO  për 25 vjet dhe sigurisht presim dhe do të donim të shihnim përparim“, deklaroi Bejli.

Ambasadori amerikan sot mori pjesë në një seancë  informative të projektit të USAID-it, “me lexim deri në udhëheqje”, që u mbajt në parkun e qytetit në Shkup. /SHENJA/