` . Behrami ‘sulmon’ sërish Petkoviqin - TV-SHENJA

Behrami ‘sulmon’ sërish Petkoviqin

Jeta vazhdon, por plagët nuk shërohen lehtë. Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, është ende i dëshpëruar nga veprimi i Vladimir Petkoviq, i cili e përjashtoi nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Behrami për “Blick” është shprehur se ka merituar më shumë respekt, përcjell albinfo.ch.

Ai ka treguar edhe bisedën që kishte me të. “Kemi folur shumë pak. Rreth tre minuta. Më tha se duan të bëjnë ndryshime në gjeneratë”, thotë Behrami. Por, vetëm ai dhe Blerim Xhemaili u larguan, derisa lojtarët e tjerë të vjetër mbetën.

“Ai nuk më pyeti fare për mendimin tim, nuk më pyeti nëse jam gati për të vazhduar dhe çfarë mendoj për të ardhmen, sidomos pas Kupës së Botës ku kishim një performancë të mirë”, ka thënë Behrami.

Behrami është futbollisti i vetëm që është paraqitur në katër Kampionate Botërore me Zvicrën. /Albinfo/