` . Bedri Ajdari për “Studio e Hapur”: Ekziston një gëzim, por ka edhe shumë punë të pakryera – TV-SHENJA

Bedri Ajdari për “Studio e Hapur”: Ekziston një gëzim, por ka edhe shumë punë të pakryera

Bedri Ajdari në intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, thotë se lirimi i të akuzuarve për rastin “Monstra” është arritur falë popullit dhe mediumeve.
“Afër 6 vite që na kanë kalu nëpër ankthe, pagjumësi, borë, shi vazhdimisht para gjykatës duke i prit lajmet dhe vendimet se çfarë do të jenë, personalisht për mua ekziston një gëzim por ka edhe shumë punë të pa kryera dhe nuk mund të them se definitivisht po gëzohem se në Maqedoni përfundimisht erdhi drejtësia. Për fat të keq kemi një histori të hidhur në Maqedoni se si punojnë organet shtetërore, e di se do të ketë vonesa por, nga ana tjetër atë ngarkesë të cilën e kishim si familje dhe si këshill pak e kemi të lehtësuar sepse nuk duhet të ju shkojmë në vizitë dhe ti mbajmë mend se ku janë të akuzuarit”, tha Bedri Ajdari për TV SHENJA.