` . BE dhe SHBA deri më 20 shkurt do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje - TV SHENJA

BE dhe SHBA deri më 20 shkurt do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhejs Bejli në takimin e pasditës me kryeministrin teknik Emill Dimitriev porositën se ngelin edhe shumë punë të rëndësishme që të zgjidhen nga Marrëveshja e Përzhinos, me theks të veçantë mediat dhe zgjedhjet.

Deri më 20 shkurt SHBA dhe BE së bashku do të vlerësojnë zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe a janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Poashtu ata porositën se KSHZ do të duhet të jetë plotësisht e siguruar me financa dhe ekip. Ndërkaq në lidhje me listën zgjedhore, kërkuan që deri më 19 shkurt të bëhen kontrollet e para të kryqëzuara të gjitha bazave relevante të të dhënave, përfshirë edhe kontrollet në teren.

“Duhet të ekzistojë rregullativ e qartë ligjore për largimin me kohë të emrave të cilët nuk takojnë në listën zgjedhore. Të gjithë liderët e partive politike të përmbahen nga sulmet ndaj funksionarëve qëllimi I të cilëve është që të punojnë për të siguruar zgjedhje të besueshme dhe kredibile më 24 prill”, tha ambasadori I SHBA-së, Xhejs Bejlli.

Sipas ambasadorëve 19 prilli ështe afati kur duhet të arrihet marrëveshje për reformat në mediat. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme