` . BE, 15 milionë euro Serbisë si nevojë urgjente - TV-SHENJA

BE, 15 milionë euro Serbisë si nevojë urgjente

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot me telefon me Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi.

Ata kanë folur për situatën e përballjes me Koronavirusin.

Varhelyi ka thënë sipas Tanjug se ka udhëzuar shërbimet relevante që t’i lejojnë Serbisë 15 milionë euro si nevojë urgjente.

Thuhet se ato do të jenë të financuara nga UNDP dhe UNOPS dhe programi për mbështetje të integrimit evropian.

Pastaj do të konsiderohet edhe përdorimi i pjesës tjetër 20.8 milionë euro nga Programi i Integrimit Evropian për nevoja afatshkurta. Sipas pëlqimit të Qeverisë së Serbisë destinohen edhe 57.6 milionë euro nga programet, fillimisht të alokuara për projekte të tjera për një periudhë afatshkurtër apo afatmesme.