` . BDI: Fushata zgjedhore përgjithësisht demokratike - TV-SHENJA

BDI: Fushata zgjedhore përgjithësisht demokratike

Bashkimi Demokratik për Integrim bëri prezantimin e aktiviteteve të deritanishme dhe vlerësimin e fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat janë caktuar për më 15 tetor. Shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie Fatmir Besimi tha se ata çdo herë kanë qenë transparent dhe pikërisht për këtë sot para qytetarëve treguan se si ka ecur puna për kandidatët e tyre.

Ai më tej i kujtoi votuesëve se ata kanë shansin historik që tregojnë pjekurinë e tyre politike duke mbështetur ofertën e BDI-së që sipas tyre  garanton komuna më të forta, më të qëndrueshme dhe që rrisin cilësinë e jetesës për çdo qytetar.

“Shtabi zgjedhor i Bahskimit Demokratik për Integrim vlerëson se me disa përjashtime të vogla, kjo fushtë ishte njëra ndër fushatat zgjedhore më avancuese, më afirmative dhe më demokratike të zhvilluara deri më tani, Kandidatët tanë kanë pasur një fushatë shumë moderne dhe properëndimore me standarde më të larta të provuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike, duke ju mundësuar çdo qytetari që të njihet drejtëpërdrejtë me ofertën tonë konkrete reale dhe ambicioze”, ka deklaruar Fatmir Besimi, shef i shtabit zgjedhor. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme