` . BB: Maqedonia e Veriut vazhdon me trendet pozitive në ekonomi, rritja 3,1 për qind - TV-SHENJA

BB: Maqedonia e Veriut vazhdon me trendet pozitive në ekonomi, rritja 3,1 për qind

Banka Botërore e rishikon shkallën e rritjes ekonomike për këtë vit prej 2,9 në 3,1 për qind. Në raportin më të ri rajonal vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë vendet e vetme në rajonin e Ballkanit Perëndimor në të cilat ka trende pozitive te rritja për dallim nga shtetet tjera të rajonit te të cilat ka ngadalësim.

Siç ishte potencuar në prezantimin e sotëm të raportit në Shkup dhe në vitet e ardhshme priten trende pozitive dhe rritje e projektuar prej 3,2 në vitin e ardhshëm dhe 3,3 në vitin 2021.

Ky është prezantimi i edicionit të 16-të të serisë së raporteve për gjendjen e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnja e Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.