` . Bayern fiton ndaj Leverkusenit (VIDEO) – TV-SHENJA

Bayern fiton ndaj Leverkusenit (VIDEO)

Bayern Munchen ka shënuar fitore prej 1:3 ndaj Bayer Leverkusen-it në xhiron e 18-të të Bundesligës.

Javier Martinez në minutën e 32-të, Frank Ribery në të 59-tën dhe James Rodriguez në minutën e parë të lojës shtesë, shënuan për kampionin dhe liderin gjerman.

Ndërsa, për vendësit golin e vetëm e realizoi Kevin Volland në minutën e 70-të.

Pas këtij triumfi, bavarezët gjenden në pozitën e parë me 44 pikë, 14 më shumë se Schalke që gjenden në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.