` . Basketbollisti amerikan me fat, anulon në fund rezervimin në “Reina” (FOTO) – TV SHENJA

Basketbollisti amerikan me fat, anulon në fund rezervimin në “Reina” (FOTO)

Basketbollisti amerikan i Gallatasarajit, Austin Daye ka shpëtuar nga sulmi terrorist në Stamboll. Daye në rrjetin social në instagram ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën në Stamboll, duke shpjeguar në të njëjtën kohë për rezervimin në “Reina”, që e ka anuluar në momentin e fundit. “Ende nuk mund të besoj për ngjarjet që ndodhën mbrëmë në lokalin Reina. Kisha rezervim, por e anulova në momentin e fundit. Këtij veprimi i faleminderohem dhe besoj që në vitin 2017-të të bëhet më mirë dhe lutem për paqe në të gjithë botën” ka shkruar Daye, përcjell “SHENJA”.

 Basketbollisti amerikan, tek Gallatasaraji erdhi këtë sezon, ndërsa për një kohë të shkurt arriti të rrëmben zemrat e tifozëve të këtij klubi me paraqitjet e tij.

Aziz Sahiti /SHENJA/

bask

Postime të Ngjajshme