` . Basketboll, Kosova mposht edhe Luksemburgun - TV-SHENJA

Basketboll, Kosova mposht edhe Luksemburgun

Basketbollistët e Kosovës kanë shënuar fitoren e dytë në fazën para-kualifikuese për Botërorin 2023.

Kosova triumfoi të dielën në udhëtim ndaj Luksemburgut me rezultatin 84:80, në ndeshjen e Grupit B të para-kualifikimeve.

Drilon Hajrizi me 25 pikë ishte realizatori më i mirë te Kosova, ndërsa 19 pikë i shënoi Erjon Kastrati.

Te Luksemburgu më efikasi ishte Clancy Rugg, i cili shënoi 30 pikë.

Kosova të enjten në Prishtinë e mposhti Islandën me 80:78.

Ndeshjen e radhës e luan më 26 nëntor në udhëtim në Sllovaki.