` . Basketboll, KB “Shkupi” do të garojë në Ligën e Parë - TV-SHENJA

Basketboll, KB “Shkupi” do të garojë në Ligën e Parë

Klubi i Basketbollit “Shkupi” do të jetë pjesë e Ligës së Parë të Maqedonisë për sezonin e ri 2017/18. Vendimi është sjellur sot në mbledhjen e mbajtur të këshillit drejtues nga Federata e basketbollit të Maqedonisë, duke pranuar dy kërkesat e dy skuadrave si Shkupi dhe Akademia FMP për pjesëmarrje në Superligë.

Nga FBM kanë bërë të ditur se afati për pagesën e kotizimit të klubeve për Ligën e Parë është deri më 2 tetor.

Kujtojmë që FBM me 6 shtator solli vendim për zgjërim të Superligës nga 10 në 12 ekipe, ndërsa më të interesuara ishin KB Shkupi dhe Akademija FMP. Liga e Parë në basketbollin vendor do të startojë kah mesi i tetorit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme