` . Basketboll, KB Shkupi mposhtet nga Pelisteri – TV-SHENJA

Basketboll, KB Shkupi mposhtet nga Pelisteri

Klubi i Basketbollit Shkupi nuk e ka nisur mbarë gjysmësezonin pranvero në Super Ligën e Basketbollit vendor, pasi u mposht në terren vendas nga Pelisteri me rezultatin 81:86. Ekipi nga Manastiri e nisi furishëm takimin duke avansuar 22:11 pas periodës së parë,  ndërsa perioda e 2-të dhe e 3-të gjithashtu foli për mysafirët, të cilët dominonin parketin pa problem.

Perioda e katërt dhuroi spektaktël ne parket, pasi djemtë e trajnerit Miftari arritën të ngushtojnë diferencën në 82:81, mirëpo mysafirët administruan mirë lojën dhe fituan takimin me rezultatin e përgjithshëm 86:81. Statistikat më të mira të takimit i kishte Gjorgji Anakieski me 30 pikë të realizuara, ndërsa tek Shkupi Dogbo u mjaftua me vetëm 22 pikë.

Në ndeshjet tjera Gostivari mundi 92:59 Feni Industrinë, Bllokotehna triumfoi ndaj Kozhuvit pranë rezultatit 91:54,  Rabotniçki fitoi 81:77 Kumanovën, Ohri mposhti Strumicën pranë rezultatit 103:61, ndërsa të mërkurën Karposh Sokoli do të përballet me MZT Skopjen. /SHENJA/