` . Basketboll, KB Shkupi mposhtet nga KB Kumanova – TV-SHENJA

Basketboll, KB Shkupi mposhtet nga KB Kumanova

Klubi i basketbolllit Shkupi është mposhtur në Çair me rezultat të thellë 69:95 nga Kumanova. Në periodën e parë të dyja skuadrat zhvilluan thuajse lojë të barabartë, me ekipin kumanovar i cili avansoi me shifrat 17:18.

Perioda e dytë ishte nën dirigjim të miqve të cilat çuan shifrat në 29:43, ndërsa perioda e 3-të rezultoi të jetë edhe më fatale për ”Bardhekaltrit” nga Çairi të cilët shënuan vetëm 13-të pikë.

Djemtë e trajnerit Miftari u munduan të rikthehen në lojë në periodën e katërt, mirëpo gjithçka ishte e kotë, me mysafirët të cilët administruan mirë lojë dhe fituan bindshëm me rezultatin e përgjithshëm 69:95. Për vendasit shkëlqyen dyshja Tejlor dhe Heris të cilët në total shënuan 42 pikë, ndërsa për mysafirët kapiteni Marjan Janeski realizoi 16 pikë.

Në ndeshjet tjera Rabotniçki fitoi 95:75 Ohrin, Gostivari mposhti Karposh Sokolin pranë rezultatit 111:83, Pelisteri befasoi Feni Industrin duke e mundur me shifrat 76:62, ndërsa takimi Kozhufi-MZT Skopje do të zhvillohet më 12 dhjetor nga ora 17:30.

Samir Sinani /SHENJA/