` . Basketboll, Fenerbahçe bëhet kampion i Euroligës - TV SHENJA

Basketboll, Fenerbahçe bëhet kampion i Euroligës

Klubi turk i basketbollit Fenerbahçe për herë të parë në histori të tij është bërë kampion i Turkish Airlines Euroligës në basketboll, duke mposhtur me rezultatin 80-64 ekipin grek Olympiakos në finalen e Final Four, raporton AA.

Në përballjen e zhvilluar në Arenën “Sinan Erdem” në Stamboll, ekipi turk Fenerbahçe ka treguar epërsi ndaj konkurrentëve grekë të Olympiakosit duke e përmbyllur ndeshjen me epërsi prej 16 pikëve.

Klubi turk kaloi në epërsi prej tetë pikësh që në çerekun e parë të përballjes, e cila u mbyll me rezultatin 26-18. Olympiakosi e uli këtë epërsi në fund të çerekut të dytë në vetëm pesë pikë, duke e sjellë rezultatin e gjysmës së parë të takimit në 39-34.

Megjithatë, Fenerbahçe ngriti epërsinë në 12 pikë në çerekun e tretë duke e sjellë rezultatin në 60-48 në favor të saj. Lojtarët e Fenerbahçes hynë më komod në pjesën e fundit të takimit duke e përmbyllur ndeshjen me rezultatin 80-64.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së kupës dhe çmimeve, ylli amerikan i Fenerbahçes Ekpe Udoh është zgjedhur MVP (Lojtari më i Vlefshëm) në Final Four.

Udoh, i cili luajti rolin kryesor në fitoren kundër Real Madridit në Final Four që e çoi ekipin turk në finale duke shënuar 18 pikë, 12 kërcime, 8 asistime dhe 2 bllokime, në finale shënoi 10 pikë, 8 kërcime, 4 asistime dhe 5 bllokime.

Postime të Ngjajshme