` . Basilio Ndong rinovon kontratën me Shkupin deri në vitin 2022 - TV-SHENJA

Basilio Ndong rinovon kontratën me Shkupin deri në vitin 2022

Basilio Ndong zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Shkupin deri në janarin e vitit 2022-të. Në kushte kur ekipi nga Çairi synon sërish daljen në Evropë, stafi teknik në konsultim me drejtuesit e ekipit kanë paraparë që vazhdimi i bashkëpunimit me Basilion do të jetë i frytshëm për Shkupin në arritjen e objektivave të sezonit. Mbrojtësi i majtë nga Guinea Ekutaroiale, Shkupit iu bashkua me 30 janar të vitit 2018-të, ndërsa deri më tani ishte vlerë e shtuar në formacionin e ekipit nga Çairi, ku më shumë u dallua në ndeshjet e Liga Evropës kundër Gllazgou Renxhersit, duke mos anashkaluar edhe ato në kampionat. /SHENJA/