` . Bashkimi Evropian do të taksojë gjigantët e teknologjisë me 3% të të ardhurave vjetore – TV-SHENJA

Bashkimi Evropian do të taksojë gjigantët e teknologjisë me 3% të të ardhurave vjetore

Kompanitë e mëdha teknologjike me të ardhura të konsiderueshme në Bashkimin Evropian si Google dhe Facebook mund të përballen me një taksë prej 3% të të ardhurave totale sipas një draft propozimi nga Komisioni Evropian.

Propozimi i raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters pritet të adoptohet këtë javë megjithatë ngelet ende subjekt ndryshimesh.

Taksa, e cila nëse mbështetet nga vendet dhe ligjvënësit Evropian, do të aplikohej vetëm mbi kompanitë me të ardhura globale vjetor prej të paktën 750 milion euro dhe 50 milion euro në Evropë.

Sasia e të ardhurave që duhet të taksohen sipas ligjit Evropian është rritur me 10 milion euro.

Kompanitë si Uber, Airbnb dhe Amazon gjithashtu mund të goditen nga taksa e re e cila është e aplikueshme në 28 vendet anëtare.

Gjigandët e teknologjisë vazhdimisht janë akuzuar nga BE-ja për taksat e ulëta që paguajnë brenda bllokut.

Shërbimet që do të taksohen janë reklamimi online dhe kompanitë që ofrojnë hapësirë reklamimi në faqet e tyre, siç veprojnë rrjetet social të ngjashme me Facebook.

Mediat online dhe shërbimet si Netflix do të përjashtohen nga kjo skemë taksimi. /PCWorld Albanian/