` . Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm - TV-SHENJA

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Pas anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha tani është koha që të luftojmë dhe se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

 Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i selisë blu shkruan se beteja do të vazhdojë.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa 🇪🇺🇦🇱”, shkruan Basha.