` . Basha: Kam kërkuar nga komunat që drejton PD-jë ta ndihmojnë Maqedoninë - TV-SHENJA

Basha: Kam kërkuar nga komunat që drejton PD-jë ta ndihmojnë Maqedoninë

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në Maqedoni, duke shtuar se ka kërkuar nga baskitë që drejton kjo parti të ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet në Shkup, ndërsa pret që të njëjtën gjë ta bën edhe Qeveria e Shqipërisë

“Permbytjet ne Maqedoni dhe bilanci tragjik i jeteve te humbura mes te cileve shume shqiptare kane tronditur dhe hidheruar mbare opinionin publik. Ngushellimet e mija me te thella per familjet e viktimave. Jemi prane cdo familje te goditur nga kjo fatkeqesi natyrore ne keto ore te veshtira per ta. Partia Demokratike i ka kerkuar bashkive te drejtuara nga ne te bejne gjithcka per te ofruar nje ndihme sado modeste ne shenje solidariteti per familjet e goditura. I kerkoj qeverise shqiptare te beje te njejten”, ka shkruar në rrjetin social facebook, lideri i PD-së, Lulzim Basha, raporton SHENJA.

Postime të Ngjajshme