` . Basha akuzon Ramën: Në 6 vjet ka vjedhur miliarda euro shqiptarëve (VIDEO) - TV-SHENJA

Basha akuzon Ramën: Në 6 vjet ka vjedhur miliarda euro shqiptarëve (VIDEO)

Kryetari i Partisë Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur miliona euro të shqiptarëve dhe ka mbushur xhepat e tij.

Kryedemokrati përmes një postimi në Facebook shkruan se shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk.”

Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 6. September 2019