` . Barcelona zgjat kontratën me Piquen – TV-SHENJA

Barcelona zgjat kontratën me Piquen

Ekipi i ligës së parë spanjolle në futboll (La Liga), Barcelona, ka zgjatur kontratën e mbrojtësit spanjoll Gerard Pique, duke e vazhduar atë deri në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Klubi i Barcelonës bëhet e ditur se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së futbollistit 30 vjeçar Pique, deri më 30 qershor të vitit 2022.

Vlera për klauzolën e lirimit është përcaktuar 500 milionë euro, kurse ende nuk është caktuar data nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të mbajë futbollistin edhe 4 vite në Barcelonë.

Pique, që nga ardhja në Barcelonë në vitin 2008 ka fituar 3 tituj të Ligës së Kampionëve, 6 të La Ligës, 5 të Kupës së Mbretit, 3 të Super Kupës Spanjolle, 3 të Super Kupës Evropiane dhe 2 të FIFA kampionatit botëror të klubeve.

Pique ka luajtur në 422 ndeshje me Barcelonën dhe ka shënuar 37 gola.