` . Barcelona në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Video) – TV-SHENJA

Barcelona në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Video)

“Blaugranët” kanë kaluar në raundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit pas fitores së sotme (e enjte) kundër Celta Vigos.

Barcelona ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 rivalin e xhiros së 1/8-së në Kupë të Mbretit në ndeshjen e dytë kthyese të zhvilluar në Camp Nou pas barazimit 1 me 1 si mysafirë javën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas e nisi furishëm takimin duke shënuar katër gola të njëpasnjëshme pas vetëm gjysmë ore. Superylli Lionel Messi gjeti portën dy herë brenda vetëm dy minuta.

Sulmuesi argjentinas realizoi golin e epërsisë në minutën e 13′ para se të dyfishonte rezultatin vetëm dy minuta më vonë (15′). Jordi Alba, i cili realizoi golin e tretë për skuadrën e Valverdes në minutën e 28′, ishte asitues i dy golave nga superylli 31-vjeçar që ia ktheu asistimin në këtë gol.

Luis Suarez shënoi më pas golin e katërt në minutën e 31′ duke i dhënë fund plotësisht shpresave të Celta Vigos brenda vetëm gjysmë ore lojë në Camp Nou.

Goli i fundit erdhi në minutën e 87′ nga Ivan Rakitic, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Ousmane Dembele.

Barcelona mëson nesër rivalin e ardhshëm në Kupë të Mbretit pasi të hidhet shorti nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Shikoni të gjitha golat: