` . Barcelona fituese e Super Kupës së Spanjës (VIDEO) – TV-SHENJA

Barcelona fituese e Super Kupës së Spanjës (VIDEO)

Ekipi i Barcelonës e ka filluar me trofe sezonin e ri. Katalanasit me shumë vështirësi arritën të mposhtin me përmbysje skuadrën e Seviljas.
Në minutën e 9’ të takimit Paolo Sarabia i dha epërsi Seviljës me një goditje të shkëlqyeshme. Në minutat e fundit të pjesës së parë, pas një goditje të mrekullueshme të Lionel Messi nga gjuajtja e lirë, topi përfundon në shtyllë, për tu kthyer tek Pique i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Në pjesën e dytë, Barcelonës i dha epërsi Ousmane Dembele me një goditje spektakolare. Megjithatë emocionet nuk përfunduan këtu, ngase në minutën e 90 –të, të takimit, Sevilja kishte mundësi të barazon rezultatin nga pika e bardhë, por Ben Yeder ishte i pa fat ngase goditja e tij u prit nga Ter Stegen. Barcelona 13 herë e ka të fituar Super Kupën e Spanjës /SHENJA/