` . Barcelona fillon negociatat për kthimin e Nejmarit - TV-SHENJA

Barcelona fillon negociatat për kthimin e Nejmarit

“Globo Esporte” në Brazil del me një lajm të bujshëm tashmë: Barcelona po bisedon me Nejmarin dhe është gati ta rikthejë në shtëpi. Barça ka nevojë për yllin e vet, sepse Dembele e Koutinjo dështuan, ndërsa Nejmar nuk ka për ta fituar kurrë Topin e Artë në Paris, aty ku Liga e Kampionëve nuk është më një fiksim, por një makth. Klubi francez duket se është lodhur nga gjithë thashethemet dhe ngacmimet mediatike, ndaj tashmë për të rregulluar bilancet dhe për t’i dhënë edhe më shumë përgjegjësi sulmuesit francez Mbape, është gati të shesë yllin e vet, i blerë për 222 milionë euro para 2 vitesh. Kostoja do të jetë sërish stratosferë, por Barcelona nuk do i afrohet çmimit rekord vendosur në 2017. Klubi blaugrana shpreson që Nejmar të ushtrojë presion dhe është gati të ofrojë vetëm 100 milionë euro, por edhe Dembele apo Rakitic, apo edhe të dy bashkë në rastin më të keq.