` . Barca nuk arrin të fitojë ndaj Bilbaos - TV-SHENJA

Barca nuk arrin të fitojë ndaj Bilbaos

Barcelona nuk ka arritur të fitojë kundër Athletic Bilbaos në San Mames, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga që përfundoi pa gola.

Vendasit rrezikuan disa herë në pjesën e parë, me anë të Yuri Berchiche, Markel Susaeta, Dani Garcia e Yeray Alvarez, por ata nuk u treguan konkretë.
Lionel Messi e mori iniciativën me një sulm drejt zonës, por nga ana tjetër rrezikoi Raul Garcia. Sidoqoftë, gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim pa ndryshim rezultati.

Në minutat e parë ta gjysmës së dytë, numri 10 i katalunasve e pati një tjetër mundësi, kësaj radhe nga gjuajtja e lirë.

Inaki Williams pati tri shanse të njëpasnjëshme për nikoqirët, ndërsa një rast tjetër u ofrua për Raul Garcian. Por, rezultati vazhdonte të mbetej i pandryshuar.
Dhe deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti i pandryshuar, ashtu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Në këtë mënyrë, Barcelona tash është vetëm gjashtë pikë prapa përcjellësit të parë, Real Madrid. /Telegrafi/