` . Barça fiton Juventusin, Roma me Atletikon ndahen me barazim - TV-SHENJA

Barça fiton Juventusin, Roma me Atletikon ndahen me barazim

Barcelona ka fituar Juventusin me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë në kuadër të grupit D në Ligën e Kampionëve. Ishte Lionel Mesi që shënoi dy gola në minutën e 45-të dhe 69-të, ndërsa golin tjetër e realizoi Rakitiq në të 56-tën, duke marrë kështu hakmarrjen ndaj “bardhezinjëve” për eliminimin në gjysmëfinale të edicionit të kaluar.

Ndeshja tjetër interesante e luajtur në “Olimpiko” ndërmjet Romës dhe Atletiko Madridit është mbyllur me barazim pa gola.

Ndërkohë përballjet tjera, Bayern Mynih-Anderlekt 2:0, Seltik-PSZH 0:5, Çelsi-Karabag 6:0, Mançester Junajted-Basel 3:0, Benfika-CSKA e Moskës 1:2 dhe Olimpiakos-Sporting 2:3. Liga e Kampionëve vazhdon nesër me ndeshjet e para të grupeve E, F, G dhe H. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme