` . Barça e sheh Firminon zëvendësues të Suarezit – TV-SHENJA

Barça e sheh Firminon zëvendësues të Suarezit

Barcelona po synon transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, si zëvendësues i mundshëm i Luis Suarezit.

Suarezi nuk ka realizuar 30 gola që prej sezonit 2015-16 dhe këtë sezon tash e gjashtë ndeshje nuk ka realizuar gol.

Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga Camp Nou dhe Ok Diario raporton se klubi ka filluar kërkimet për zëvendësimin e itj.

Barça nga Liverpooli sivjet transferoi Philippe Coutinhon dhe gazeta spanjolle raporton se braziliani po luan rol për të bindur klubin që të transferojë bashkëkombësin e tij.