` . Barca bën një lëshim të madh ndaj Atleticos - TV-SHENJA

Barca bën një lëshim të madh ndaj Atleticos

Barcelona ka regjistruar edhe barazimin e dytë radhazi në La Liga, duke e vështirësuar kështu mbrojtjen e titullit.

Atletico mbrëmë e rrëmbeu një pikë Camp Nou me rezultat 2 me 2.

Barca kishte dy herë epërsinë nga autogoli i Diego Costas, dhe penalltinë e realizuar nga Leo Messi.

Barazimi mbrëmë nënkupton se Barcelona i ka lëshuar plot gjashtë pikë nga nëntë të mundshme në tri ndeshjet e fundit dhe si pasojë ngel një pikë prapa liderit, Real Madrid, i cili do ta çojë në katër pikë epërsinë në krye të ligës nëse e mund Getafen në ndeshjen e kësaj jave më 2 korrik.