` . Banorët e Karadakut kërkojnë ndihmë urgjente, askush nuk u përgjigjet (FOTO) – TV SHENJA

Banorët e Karadakut kërkojnë ndihmë urgjente, askush nuk u përgjigjet (FOTO)

Moti i ftohtë që ka kapluar vendin tanimë disa ditë ka bllokuar tërësisht fshatrat e Karadakut, gjëgjësisht fshatin Brezë, Malinë dhe Tanushë.

Banorët e Brezës për TV SHenja thanë se shumë njerëz ankohën nga sëmundje të ndryshme ndërsa nuk mund të shkojnë as në mjek për shkak të rrugëve të bllokuara. Ata thonë se të gjitha rezervat ushqimore i kanë harxhuar dhe se nuk kanë as ilaçe për të sëmurit.

Në këto fshatra trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra, ndërsa edhe pse banorët vazhdimisht i kanë kërkuar autoritetet e Komunës së Çuçer Sandevës, kryetari nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre për ndihmë.

Gjithashtu banorët thonë se askush nga institucionet shtetërore nuk nuk është përpjekur që t’i ndihmon këto fshatra të izoluar tërësisht. /SHENJA/

9

10

8

5

6

3

7

Postime të Ngjajshme