` . Banor i Reçicës Vogël me makinë ka goditur 10 këmbësorë - TV-SHENJA

Banor i Reçicës Vogël me makinë ka goditur 10 këmbësorë

Një person ka pësuar lëndime të rënda dhe nëntë të tjerë janë lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti në rrugën lokale në drejtim të fshatit Orashe e Epërme, ku një person 61 vjeçar banor në Reçicë të Vogël ka goditur me makinë 10 këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta.
M.J (61) nga Reçica e Vogël, duke drejtuar makinën e tipit “Golf” me targa të Tetovës, ka lënduar personat me iniciale : A.V (75) NGA Jazhinca, I.Z (76) nga Neproshteni, Xh.A (58) NGA Dobroshti, R.A(73), AA(67), R.M (55), A.A (71) nga fshati Orashë, B.N (46) nga fshati Orashë, Q,M nga Prshovca dhe S.XH (60) nga Tetova, kanë informuar nga SPB e Tetovës.
Në aksidentin me lëndime të rënda trupore ka përfunduar A.V. i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Tetovës, ndërsa me lëndime të lehta kanë përfunduar këmbësorët tjerë.