` . Banka Popullore ka vetëm 7.8 për qind shqiptarë të punësuar - TV SHENJA

Banka Popullore ka vetëm 7.8 për qind shqiptarë të punësuar

Vetëm 34 shqiptar punojnë në Bankën Popullore prej gjithsej 437 të punësuarve. Sipas raportit të avokatit të Popullit për vitin 2015, ky institucion përfaqësohet me vetëm 7, 8% të etnitetit të dytë më të madh në Maqedoni, njofton SHENJA.

Gjithsej të punësuar437

Maqedonas                                                                        381         (87,2%)

Shqiptar                                                                               34           (7,8%)

Ky fakt e ka shqetësuar Avokatin e Popullit i cili në këtë raport i ka  dhënë theks këtij institucioni si njëri prej rasteve më serioze të mos-respektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Skema e detajuar për të punësuarit në Bankën Popullore duket kështu.

Në vende udhëheqëse janë angazhuar gjithësej 128 persona prej të cilëve 117 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptar.

Vende udhëheqëse të punës 128

Maqedonas                                                                        117         (91,4%)

Shqiptar                                                                               5              (3.9%)

Nga gjithësej 305 vende jo udhëheqëse të punës në këtë institucion, 261 u takojnë qytetarëve maqedonas dhe vetëm 28 të punësuarve shqiptar.

Vende joudhëheqëse të punës 305

Maqedonas                                                                        261         (85,6)

Shqiptar                                                                               28           (9,2)

Persona të zgjedhur apo të emëruar janë katër, prej të cilëve vetëm njëri është shqiptar.

Persona të zgjedhur ose të emëruar 4

Maqedonas                                                                        3              (75%)

Shqiptar                                                                               1             (25%)

Guvernatori Dimitar Bogov e pranon nivelin e ulët të shqiptarëve të punësuar në këtë institucion por thotë se kjo zbrazëtirë është krijuar mes vitesh dhe se ai në çdo konkurs tenton të zbusë pabarazinë.

“Në të gjitha punësimet qëi bëjmë në pesë vitet e fundit, kur jam unë në krye të Bankës Popullore, në punësimet e reja, mbajmë llogari për përfaqësim të barabartë për të gjitha etnicitetet. Do të thotë, nëpesë vitet e fundit, kur jam unë në krye të Bankës popullore, diku mes 20-25% nga të gjithë të punësuarit e rinj janë shqiptarë. Numrin e përgjithshëm për momentin nuk mund t’ua tregoj. Gjendja është më e ulët se përfaqësimi I drejtë, por ajo është krijuar me kalimin e kohës, do të thotë tani mbajmë llogari që në punësimet e reja të ketë përfaqësim të drejtë të tërësishëm.”, ka deklaruar Dimitar Bogov, guvernator .

Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike në institucionet publike të  Maqedonisë është i garantuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Por tashmë disa vite me radhë nuk arrin të zbatohet në tërësi. Ditëve në vazhdim televizioni Shenja do tu sjell përqindjen e të punësuarve shqiptar edhe në institucionet e tjera publike që prej nënshkrimit të Marrëveshjes Korrnizë, ende nuk po zbatojnë këtë parim tejet të rëndësishëm për popullatën shqiptare.

Ferikan Iljazi /SHENJA/                                                                                


Banka Popullore ka vetëm 7.8 për qind shqiptarë… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme