` . Banka ia vodhi paratë klientit, skandali u zbulua pas pesë vjetësh – TV-SHENJA

Banka ia vodhi paratë klientit, skandali u zbulua pas pesë vjetësh

Një burrë 53-vjeçar është përballur me diçka të pazakontë. Në vitin 2013 ai ka derdhur në një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit, një shumë të konsiderueshme dollarësh. Por më tej, 53-vjeçari me inicialet R.D me banim në Bathore, në periferi të Tiranës, është detyruar t’i drejtohej policisë, pasi ka parë se llogaria e tij ishte e boshatisur.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se me anë të falsifikimit të firmës nga banka, paratë janë transferuar tek një firmë private në Kukës.

Ky hetim do të bëhet më i zgjeruar nga Prokuroria e Durrësit, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.